Bota Lifestyle Tech

Teleskopi hapësinor i NASA-s na prezanton me disa imazhe të ‘frikshme’!

Së fundmi teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s (JWST) ka shkrepur një imazh të “frikshëm” të atyre që cilësohen si ‘Shtyllat e Krijimit’. Bëhet fjalë për kolona me “pluhur” që arrijnë në thellësi deri në 7000 vjet dritë nga Toka. Imazhi është marrë në dritën e mesme infra të kuqe, duke treguar një pamje të re të një peisazhi të njohur kozmik, që bllokon dritën e ndritshme të yjeve për të kapur vetëm pluhurin që rrjedh dhe ogurzi.

Kjo është hera e parë që bota ka dëshmuar se sa të dendura janë disa zona pluhuri në ‘Shtyllat e Krijimit’, të cilat u formuan më shumë se pesë milionë vjet më parë, të cilat zakonisht shiheshin të rrethuara nga yje të ndezur. Edhe pse yjet vezullues nuk janë të pranishëm në imazh, skajet e ndezura të manteleve të pluhurit përfaqësojnë yje të rinj që sapo kanë filluar të formohen.

Rikujtojmë, se nisioni Nasa Artemis, do të sjellë anijen kozmike Orion në orbitën rreth satelitit tonë dhe që, sipas komunikimeve të fundit nga NASA, do të shohim përpjekjen e radhës për të nisur me raketën SLS më 14 nëntor të ardhshëm. Pikërisht në ato ditë mes 9 dhe 15 nëntor, sipas planeve duhet të nisë një tjetër mision, i quajtur “M1” dhe i projektuar nga një kompani private japoneze Ispace, i cili duhet të “dërgojë” një tokëzues në Hënë, një platformë me disa mjete në bord.