Bota Tech

Gjithçka rreth misionit të ri në Hënë nga NASA!

Misioni Nasa Artemis, do të sjellë anijen kozmike Orion në orbitën rreth satelitit tonë dhe që, sipas komunikimeve të fundit nga NASA, do të shohim përpjekjen e radhës për të nisur me raketën SLS më 14 nëntor të ardhshëm. Pikërisht në ato ditë mes 9 dhe 15 nëntor, sipas planeve duhet të nisë një tjetër mision, i quajtur “M1” dhe i projektuar nga një kompani private japoneze Ispace, i cili duhet të “dërgojë” një tokëzues në Hënë, një platformë me disa mjete në bord.

Për të marrë përsipër këtë lëshim do të jetë një raketë Falcon 9 e kompanisë private amerikane SpaceX. ‘’Rashid’’ do të zbresë gjithashtu në tokën hënore, një rover hënor me peshë rreth 10 kilogramë i prodhuar nga Emiratet Arabe, duke konfirmuar kështu interesin e tyre të konsiderueshëm për eksplorimin planetar. M1 është pjesë e programit Space të quajtur HAKUTO-R, i cili dëshiron t’i ofrojë kujtdo që dëshiron një “transport” në Hënë.

Misioni i radhës, M2, tashmë është caktuar për vitin 2024 dhe kompania tashmë po punon për misionin M3. M1 do të marrë rreth tre muaj përpara se të arrijë pranë Hënës. Ai në fakt do të vendoset në një trajektore të tillë për të shfrytëzuar gravitetin hënor që do ta ndihmojë atë për të arritur qëllimin. Në Ispace, e cila në vitin 2010 kishte rreth 20 punonjës, sot punojnë rreth 200 njerëz të kualifikuar në Japoni, SHBA dhe Evropë.

Rikujtojmë, se sonda Dart e NASA-s goditi së fundmi Dimorphos, asteroidin e vogël me diametër 160 metra, për të devijuar trajektoren e tij, në eksperimentin e parë të mbrojtjes planetare, i projektuar për të mbrojtur Tokën nga asteroidët kërcënues në të ardhmen. Ndërsa sonda iu afrua objektivit të saj, kamera e saj dërgoi imazhe gjithnjë e më të detajuara të sipërfaqes së trupit qiellor në Tokë, 13 milionë kilometra larg Tokës.