Mesa duket paska një ditë specifike të javës, në të cilën ndodh që njerëzit të tradhtojnë dhe rastet që të kapen në flagrancë janë më të larta. Të paktën kështu thonë terapistët në çift dhe për këtë kanë një shpjegim logjik. Ekspertët shpjegojnë që e hëna është problematike, sepse është ditë pas fundjavës, gjatë të cilës partnerët kryesisht kalojnë kohën bashkë, duke i lënë anash aventurat.
Sipas tyre, në qoftë se dyshoni që bashkëshorti apo bashkëshortja po ju tradhton, “bëni sytë katër” të hënën. Ajo është ditë e cila do të mund t’i zbulojë. Për këtë shkak çiftet mezi presin ditën e parë të punës që ta kompensojnë “qetësinë” e fundjavës dhe të shpërblehen me ftesa apo edhe me takime më të shpeshta gjatë orarit të punës.

Ndodh që tradhtarët u ankohen partnerëve të tyre që të hënën kanë më shumë punë, sepse gjatë fundjavës kanë pushuar shumë, prandaj kërkohet që të qëndrojnë më gjatë në vendin e punës. Për shumë, kjo është një alibi e përsosur që kohën ta kalojnë me të tjerë dhe në fakt është më e besueshme. Përveç gjatë ditës së hënë, ata të cilët tradhtojnë, më shpesh komunikojnë me partnerët e tjerë të premten deri në orën 22:00, kur zakonisht përfundon planifikimi i aktiviteteve familjare.

Një hulumtim i kryer së fundmi në internet ka nxjerrë përfundimin se meshkujt që kanë një karakteristikë të caktuar të pamjes fizike, tradhtojnë më shumë. Sipas studiuesve, më shumë se gjysma, gati 52% e atyre që kanë pranuar se kanë tradhtuar partnerët e tyre në sondazh, kanë hundë të një madhësie mbi mesataren. Nga këta, 78% besojnë se gratë tërhiqen nga hunda e tyre e madhe.
Momenti kur zbulon se partneri të tradhton me dikë tjetër, është si të të shembet bota mbi kokë. Një fije e hollë e ndan trishtimin nga dhimbja, po udhërrëfyes të sigurt nuk ka. Të gjithë ne mund të përjetojmë një situatë të ngjashme, ndaj nëse ju ndodh, këto janë gjërat që duhet të bëni për të çliruar veten.