Aktualitet

Ulet numri i viktimave, 698 të infektuar në 24 orë

Sërish rritje e lehtë e rasteve me koronavirus ne vend, por ulet numri i viktimave. 698 qytetarë rezultuan pozitivë, ndërsa 12 persona nuk e fituan dot betejen me semundjen. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu janë shëruar 690 qytetarë në 24 orë, ndërsa janë kryer edhe 1018 vaksinime.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Ndërkaq në Kosovë janë regjistruar 578 raste te reja dhe 8 viktima. Prishtina regjistron numrin më të lartë të të infektuarve ditorë me 173. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 470 pacientë, teksa totali i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362. Kosova resgjistron aktualisht 10.630. raste aktive.