Tech

WhatsApp tanimë i disponueshëm në Wear OS për testuesit beta!

WhatsApp ka lançuar së fundmi një aplikacion zyrtar për Wear OS, duke iu dhënë testuesve beta të aplikacionit të saj Android, mundësinë për të dërguar mesazhe me tekst dhe zë nga kyçi i dorës. Funksionaliteti u shtua me versionin 2.23.10.10 të aplikacionit beta Android, që gjithashtu thuhet se përmban sugjerime se shërbimi së shpejti mund t’i lejojë përdoruesit e Android të modifikojnë mesazhet e dërguara më parë.

Aplikacioni në Wear OS thuhet se mbështet orët inteligjente, duke përfshirë Pixel Watch dhe Galaxy Watch 5. Android Police vë në dukje se shërbimi i mesazheve në pronësi të Meta-s ofroi më parë një aplikacion të orës inteligjente për Android Wear përpara riemërtimit të Wear OS, por thotë se ai u ndërpre për shkak të mungesës së adoptimit.

Rikujtojmë, se WhatsApp tani do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në llogaritë e tyre nga një telefon dytësor, ashtu siç mund të përdorni të njëjtën llogari në një kompjuter ose tabletë. Funksioni i ri sapo është bërë i ditur dhe do të laçsohet për përdoruesit në mbarë botën gjatë javëve të ardhshme.

Përdoruesit e WhatsApp kanë kërkuar mundësinë për ta përdorur të njëjtën llogari nga pajisje të shumta prej disa vitesh dhe ndonëse ka qenë e mundur të përdoret aplikacioni përmes një shfletuesi uebi ose me aplikacionet për PC, kjo është hera e parë që do ta hapni llogarinë në disa smartphone.