Tech

WhatsApp heq një funksion që shumë njerëz e përdornin!

WhatsApp po heq një opsion që shumë përdorues e kanë përdorur. WhatsApp ka prezantuar avatarët 3D në fund të vitit 2022. Tani kompania po e heq këtë funksion, me gjasë për shkak të interesit të ulët të përdoruesve. Sipas një njoftimi në Qendrën e Ndihmës, WhatsApp ka nisur të çaktivizojë funksionin e avatarëve në Android dhe iOS.

Kjo do të thotë se së shpejti përdoruesit nuk do të mund të krijojnë avatarë të rinj, t’i ndryshojnë ata ekzistues ose t’i përdorin si foto profili. Megjithatë, paketat e sticker-ave (ngjitëseve) që jan më parë do të mbeten të disponueshme.

Funksioni i avatarëve ishte prezantuar globalisht më 7 dhjetor 2022 si një mënyrë për përdoruesit që të krijojnë një version digjital të vetes, me personalizime të ndryshme si fytyra, flokët dhe veshjet.

WhatsApp është përditësuar me mbështetje të zgjeruar për sistemin Apple CarPlay. Tani përdoruesit e CarPlay mund të telefonojnë dhe dërgojnë mesazhe më lehtë te miqtë dhe anëtarët e familjes direkt përmes ndërfaqes së automjetit. Më herët, WhatsApp kishte integrim me CarPlay, por vetëm me funksionalitet të kufizuar që përdorte Siri-n për komandë me zë.

Aplikacioni i ri ka një ndërfaqe të plotë origjinale për CarPlay, me listë të bisedave të fundit, historikun e thirrjeve dhe një seksion për kontaktet e preferuara. Gjithashtu ka butona për qasje të shpejtë që lejojnë dërgimin e mesazheve përmes diktimit me zë ose nisjen e thirrjeve, duke e bërë komunikimin më të thjeshtë ndërsa jeni në makinë. Aplikacioni i përditësuar WhatsApp CarPlay është në fazë testimi që nga java e kaluar. Përdoruesit mund ta përdorin këtë aplikacion duke përditësuar WhatsApp në iPhone në versionin më të fundit dhe më pas duke e lidhur pajisjen me një automjet që është kompatibil me CarPlay.