Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili prej më shumë se dy muajsh mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale, kërkon në GJKKO të lirohet nga qelia.
LEXO EDHE: “Dy muaj në burg pa gjyq e pa akuzë”, Veliaj reagon nga qelia: Faleminderit me zemër atyre që i janë gjendur pranë familjes sime
Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Kërkesa e tij do shqyrtohet të mërkurën nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Bani, i cili firmosi masën “arrest në burg” ndaj Veliajt.
Kryebashkiaku i Tiranës më herët apelojë masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë që u mbajt në Gjykatën e Posaçme në 12 shkurt.