Celebrities Gossip Showbiz

VIDEO/Mrekullia që ka ndodhur me aktoren Selma Blair pas diagnostikimit me Sklerozë Multiple!

Selma Blair është është shfaqur me një elokuencë të jashtëzakonshme, sikur të mos e kishte humbur asnjëherë të folurën. Pas diagnostikimit me Sklerozë të Shumëfishtë ajo u shfaq në një intervistë teksa mezi fliste. U tërhoq edhe nga aktrimi.

Po një mrekulli ka ndodhur. Pavarësisht se sëmundja degjenerative është e pashërueshme, të folurën e ka rifituar. Dhe po, do t’i rikthehet edhe aktrimit.

Shkencëtarët kanë përdorur inteligjencën artificiale për të identifikuar dy nënlloje të reja biologjike të sklerozës multiple (SM) një zbulim që mund të ndryshojë mënyrën se si diagnostikohet dhe trajtohet kjo sëmundje. Studimi sugjeron se SM- ja nuk është një sëmundje e vetme, por përfshin modele të ndryshme biologjike.

Skleroza multiple prek miliona njerëz në mbarë botën dhe aktualisht trajtimet bazohen kryesisht te simptomat klinike. Kjo qasje shpesh nuk pasqyron proceset biologjike që ndodhin në tru, duke bërë që disa pacientë të mos përfitojnë maksimalisht nga terapitë ekzistuese.

Studimi u krye nga University College London (UCL) dhe Queen Square Analytics dhe përfshiu rreth 600 persona me SM. Shkencëtarët analizuan një proteinë gjaku të quajtur sNfL, e cila tregon dëmtimin e qelizave nervore, në kombinim me skanime MRI të trurit.