Gossip Showbiz

Xheneta Fetahu rrëfim i ndjerë për Gjestin: “Kam qenë rrugës për t’u dashuruar, por…”

Xheneta Fetahu ka emocionuar publikun me rrëfimin e saj të sinqertë në emisionin “S’e luan topi”, ku foli hapur për ndjenjat e saj të forta ndaj ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania”, veçanërisht për Gjestin.

Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndal veten

– u shpreh Xheneta, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre emocionale kishte qenë më e thellë sesa ishte parë nga jashtë.

Ajo tregoi se për një kohë të gjatë kishte luftuar me ndjenjat e saj, duke tentuar t’i fshehë, edhe pse brenda vetes ndjente diçka të fortë.

Edhe pse nuk e përmendi me emër Gjestin, aludimet ishin të qarta.

Nuk dua të them kush ka qenë, sepse me atë gjë kam luftuar me veten, sidomos pas Big Brother-it. Kam ndier diçka brenda, por nuk doja ta pranoja

– u shpreh ajo.

Në vijim, Xheneta foli edhe për raportin e krijuar mes Gjestit dhe Eglit brenda shtëpisë, duke thënë:

Nuk e di nëse ka luajtur me mua apo me personin tjetër (Eglin). Ende nuk e kam të qartë nëse ndjenjat e tij kanë qenë të sinqerta apo pjesë e lojës.

Megjithatë, pavarësisht gjithë konfuzionit dhe lëndimit, ajo ruan respekt për ish-partnerin e saj.

Unë me atë person dua thjesht të kem respekt, sepse në momentet e mia më të vështira ai ka qenë aty, dhe për këtë jam mirënjohëse gjithë jetën

– tha Xheneta me emocion.

Në përfundim, ajo pranoi se nuk dëshiron t’i rikthehet debateve apo komenteve që janë bërë gjatë reality show-t:

Unë mbyll sytë dhe veshët për çfarë ka thënë në Big Brother VIP Albania, sepse e ka bërë për lojën. Por, s’mund ta mohoj që më ka lënduar ta shoh aty, duke bërë të njëjtat gjëra që më bënte mua.