Celebrities

“Tregoni humanizëm!”/ Pas videove të shpërndara në rrjet, reagon ashpër Xheneta Fetahu: Shumë e dhimbshme për një nënë…

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Qungur të Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë. Viktima është Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Besart Kelmendi – i njohur me emrin artistik Gjesti, fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër – me inicialet K.B. – është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti. Me një InstaStory ka reaguar edhe Xheneta Fetahu.

Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja.

Më tej ajo ka vazhduar me një tjetër postim:

Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda. Mos i shpërndani videot ku shihet vëllai i Gjestit i shtrirë pa jetë. Këto gjëra vetëm thellojnë plagët dhe rrisin dhimbjen e familjes. Në këto momente, më shumë se kurrë, ata kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë, jo përhapjen e dhimbjes.