Bota

Zgjedhjet parlamentare Kanada, fitojnë liberalët!

Liberalët e kryeministrit Mark Carney fituan zgjedhjet parlamentare të Kanadasë, sipas një parashikimi nga transmetuesi publik CBC.

Eshtë shumë herët për të thënë nëse do të jenë pakicë apo shumicë.

Një parti duhet të fitojë 172 vende për të formuar një qeveri shumice. Carney, një ish-bankier, fitoi mbështetje javët e fundit, i përkrahur nga qëndrimi luftarak tregtar i presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe kërcënimet për aneksim.

Konservatorët e opozitës, të udhëhequr nga Pierre Poilievre, bënë fushatë mbi një platformë uljeje taksash dhe ulje të shpenzimeve qeveritare. Rreth 29 milion kanadezë kishin të drejtën për të zgjedhur të 343 anëtarët e Dhomës së Komuneve në Otava.

Në fokus ishin tensionet me Amerikën. Më herët, kryeministri kanadez, Mark Carney pati theksuar se “ka përfunduar marrëdhënia e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara, bazuar në integrimin e thelluar të ekonomive dhe bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë mes dy vendeve”. Duke folur për gazetarët në Otava pas një takimi të kabinetit, Carney u shpreh se kanadezët duhet “të riimagjinojnë rrënjësisht ekonominë e vendit përballë tarifave të presidentit amerikan Donald Trump“.

Siç vuri në dukje, “Kanadaja do të përgjigjet me tarifa hakmarrëse që do të kenë ndikim maksimal në SHBA”. Një muaj më parë, Trump njoftoi vendimin për taksën 25% për automjetet e importuara dhe pjesët e makinave. Carney, drejtues i Partisë Liberale, e cilësoi Marrëveshjen origjinale të Produkteve Automobilistike Kanada-SHBA të nënshkruar në vitin 1965, si “më të rëndësishmen në jetën e tij”.

Ka përfunduar me këto tarifa.

Ai nënvizoi edhe se Kanadaja mund të mbajë një industri automobilistike me tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kushtin që qeveria dhe komuniteti i biznesit të punojnë për të “riimagjinuar” e “riparuar” industrinë. Carney shkoi deri aty sa të ndryshonte planet e fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të ardhshëm, për t’u përballur me detyrimet e fundit të importit.