Sport

100 milionë euro për Leãon? Fenerbahçe thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën

Rafael Leão mbetet në qendër të merkatos, por pista që e dërgonte sulmuesin portugez te Fenerbahçe ka marrë një goditje të fortë.

Klubi turk ka dalë me një komunikatë zyrtare duke mohuar kategorikisht se ka paraqitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Milanit. Në ditët e fundit qarkulluan raportime se Fenerbahçe ishte gati të investonte një shumë marramendëse për Leãon, duke përfshirë edhe pagën e lojtarit. Por klubi nga Stambolli ka sqaruar se këto lajme nuk përputhen me realitetin dhe se nuk ka pasur asnjë propozim zyrtar, as për Milanin dhe as për futbollistin.

“Akuzat se kemi bërë një ofertë rreth 100 milionë euro për Rafael Leão, duke përfshirë kartonin dhe pagën, nuk janë të vërteta. Nuk i kemi bërë asnjë ofertë lojtarit apo klubit të tij”, ishte thelbi i deklaratës së Fenerbahçes.

Megjithatë, e ardhmja e Leãos mbetet një nga çështjet më të nxehta në merkaton e verës. Portugezi ka qenë i lidhur me një largim nga Milani, ndërsa klubi italian po kërkon një zgjidhje për të ardhmen e numrit 10. Interesim për të kanë shfaqur klube të ndryshme europiane, ndërsa pista turke me Fenerbahçen dhe Galatasarayn ka qenë ndër më të përfolurat.

Për momentin, “operacioni 100 milionë euro” mbetet vetëm një lajm i mohuar nga pala turke, ndërsa Milani vijon të presë një ofertë konkrete për një prej talenteve më të mëdha të skuadrës.