Nga 2013-a, janë rreth 157 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. Shifra më e lartë u shënua në 2015-ën, në 69 mijë persona, për të zbritur në 33 mijë në 2016-ën. Në raportin vjetor të BE-së mbi situatën e azilantëve, shqiptarët renditen të 7-ët në Botë për numrin e azil-kërkuesve në Union. Ndërkaq, kryesojnë sirianët, irakenët e afganët. Raporti i referohet periudhës 1 Janar-31 Dhjetor 2017.