Aktualitet

20 Maji Dita Kombëtare e Jetimëve, Presidenti Meta takohet me fëmijë e të rinj jetimë

Presidenti Ilir Meta organizoi një pritje me fëmijë e të rinj jetimë, në kuadër të 20 Majit, Ditës Kombëtare të Jetimëve. Kryetari i Shtetit shprehu mbështetjen e pakursyer, ndërsa vlerësoi edhe sloganin: “Shqipëria pa jetimë, edhe më pranë BE-së”. Meta foli për më shumë përgjegjësi, për të krijuar një ambient më të sigurtë, më frymëzues e më angazhues, që ëndrrat e jetimëve të realizohen në këtë mjedis.