Rajoni

28 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut në Kosovë

Sot në 28-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, liderët e institucioneve të Kosovës, e vlerësojnë lart si një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit për shtetësinë. Në një mesazh në “FB”, Presidenti Hashim Thaçi thekson se “Delegatët e Kuvendit të atëhershëm, artikuluan vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur”. Ndërkaq, Kryeparlamentari Kadri Veseli, priti disa nga firmëtarët e Deklaratës. Veseli iu tha se akti i tyre madhor, iu parapriu proceseve të tjera të rëndësishme në vitet në vijim, që kulmuan me çlirimin e Kosovës dhe vite më vonë me shpalljen e pavarësisë së saj.