Aktualitet

3 demokratët nuk shkojnë në Prokurori: Jemi në Kuvend

Për shkak të seancës plenare, deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, nuk shkuan sot në Prokurori, ku duhej të paraqiteshin para rreth 30 minutash. Për shkak të seancës plenare, ata i kërkuan organit të akuzës t’iu caktojë një datë tjetër. Me Alibeajn e Salianjin u thirr dhe Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili gjithashtu nuk u paraqit sot. Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me audio-regjistrimin që sipas Selisë Blu, implikon në pazare droge, Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm.