Një vendgrumbullim mbetjesh, vetëm 3 kilometra larg Patosit, vë në rrezik çdo ditë 33 mijë banorët e qytetit, por dhe fshatrave Ruzhdie e Rusinje. Mes 30 tonë mbetje që hidhen çdo ditë gjen pajisje spitalore, doreza që përdoren nga personeli mjekësor dhe ambalazhe medikamentesh. Mbetjeve u vihet flaka dhe era shtyn drejt zonave të banuara kundërmimin e rëndë të kimikateve që çlirohet nga djegia.