30 ushtarë të rinj, sot bënë betimin si pjesë e forcave Komando. Në ceremoninë e rastit mori pjesë dhe Ministrja e Mbrojtjes. Olta Xhaçka vlerësoi kontributin e Komandove, si njësi elitare e Ushtrisë. Xhaçka deklaroi se “Qeveria do të ketë trajtim më të mirë për ushtarakët shqiptarë”. “Meritoni më shumë, 2019-ta do jetë vit shumë më i mirë për Forcat e Armatosura”, – u shpreh Ministrja e Mbrojtjes.