E diela e 2 dhjetorit shënoi 35 vjetorin e publikimit të këngës ikonë të të ndjerit Michael Jackson, e lançuar në vitin 1982 dhe e transmetuar për herë të parë nga “MTV”.
Ky hit që rrëmbeu kreun e klasifikimeve botërore të muzikës për shumë javë, solli një erë të re kërcimi, një frymë mode për xhaketat e lëkurës dhe nxiti më tepër ambicie tek artistët e tjerë që të përmirësonin krijimtarinë në muzikën e tyre.
Këngëtari i ndjerë Michael Jackson preferonte ta quante “Thriller” një film të shkurtër e jo thjeshtë një klip. I shkruar nga Rod Temperton dhe prodhuar nga Quincy Jones, ky hit rreth 14 minutash u xhirua pas mesnate në qendrën e Los Angeles.
“Thriller” u shndërrua në hitin e 7-të të projekteve muzikore të Jackson dhe arriti të rrëmbejë 3 çmime në “MTV”, 2 “American Music Awards” dhe 1 “Grammy”.