Aktori i njohur dhe moderatori i “Fiks Fare”, Julian Deda, ka kujtuar ditën e sotme babain e tij të ndjerë, Zef Deda. Juli ka bërë një postim mjaft prekës në profilin e tij në Instagram, ku ka postuar një video të aktorit të madh dhe bashkëngjitur me të, ai kujton se sot do të bënte 76 vjeç.
Aktori shkruan se e kujton çdo ditë ashtu siç shfaqet në pamjet e ndara me ndjekësit e tij, me kitarë, duke kënduar, duke qeshur dhe duke i falë kënaqësi gjithkujt. Deda shton se i mungon pafund por nuk ka çfarë të bëjë, pasi fati i detyroi që ditëlindjet t’i festonin veç e veç. Ai rikujton edhe amanetin që aktori i madh u ka lënë, që të qeshin dhe të gëzojnë.
“Ma gëzofsh ditën e lindjes Bosi jem.
Sot në 76 vjetorin tand, të kujtoj, siç të kujtoj çdo ditë, siç do të kujtoj gjithë jetën, tamam kështu si në këtë video, me kitarre, duke këndu, duke qesh dhe duke i fal kënaqësi gjithkujt. A më mungon? Më mungon pa fund. Po ça me ba, fati na detyron që këto ditëlindje me i festu veç e veç, ne këtu në tokë, e ti atje nalt. Se ti e din, na e ke lan vetë amanet, na do të qeshun e të gëzum, dhe ne nuk ta harrojmë porosinë. Prandaj, gëzuar gjigand. Je më i miri Babo. Të du fort. ❤️🙏🏻”, shkruan Juli krahas videos në fjalë.