Botë e Çuditshme Love & Sex

38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa, shuhet kreu i familjes më të madhe në botë!

Një 76-vjeçar, i cili mendohet se është kryetari i familjes më të madhe në botë, ka ndërruar jetë. Ziona Chana, nga India, vdiq në një spital duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmi për vdekjen e 76-vjeçarit u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili shprehu ngushëllimet me në të një postimi në Twitter.

Mizoram dhe fshati Baktawng Tlangnuam, u bënë një atraksion turistik i madh në vend për shkak të familjes së Chana.

Bëhet e ditur se Chana vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Gjendja e tij u përkeqësua ndërsa ishte në shtëpi dhe të dielën u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Ai ishte udhëheqësi i një sekti të krishterë, të quajtur ‘Chana Pawl’, që lejon anëtarët meshkuj të jenë poligamë.

Të gjithë anëtarët e familjes gjigande jetonin në një shtëpi katër katëshe me 100 dhoma, të vendosur në kodrat në fshatin e largët të Baktawng Tlangnuam.

Ndërkaq, Ziona u shpreh gjatë një interviste se:

Ndjehem si fëmija i veçantë i Zotit. Ai më ka dhënë kaq shumë njerëz për t’u kujdesur. Unë e konsideroj veten me fat që jam burri i 39 grave dhe kryefamiljari i familjes më të madhe.