Aktualitet

613 kg kokainë, Arbër Çekaj del nesër para Gjykatës për Krime të Rënda

Arbër Çekaj do dalë nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do t’i komunikohet masa e sigurisë. Seanca e pronarit të Arbri Garden, i ekstraduar dje nga Gjermania, do të zhvillohet në mesditë. Ndaj tij është caktuar në mungesë masa “arrest me burg” për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të stukturuar kriminal. Ai akuzohet se qëndron pas 613 kg kokainë të kapur në një kontenierë për llogari të “Arbri Garden”.