Celebrities Gossip Showbiz

Motra e Mateos emocionon Brikena Selmanin në “Top Arena”!

Në emisionin “Top Arena”, e ftuar së fundmi ishte Kejsi, motra e ish-banorit të Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, e cila u intervistua nga kunata e saj dhe njëherazi ish-banorja e të njëjtit edicion, Brikena Selmani.

Gjatë bisedës, Kejsi foli për marrëdhënien e ngushtë që kanë krijuar jashtë shtëpisë së Big Brother, duke ndarë fjalë plot vlerësim për Brikenën.

Briki, për të gjithë ju që ndoshta nuk e njihni personalisht, është realisht shumë e dashur, shumë e kujdesshme dhe mundohet gjatë gjithë kohës që, përveç Mateos, edhe mua të më qëndrojë pranë, si rasti konkret që më more në telefon sot

-u shpreh ajo.

Kejsi shtoi se Brikena është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar.

Realisht je e gjindshme për çdo gjë dhe të falënderoj

-tha ajo.

E prekur nga fjalët e saj, Brikena e falënderoi Kejsin për mbështetjen dhe e cilësoi një vajzë me vlera të mëdha.

Ndërkohë, Mateo Borri dhe Brikena Selmani vijojnë të shijojnë historinë e tyre të dashurisë edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, duke ruajtur një raport të afërt edhe me familjarët e njëri-tjetrit.