Bota

65-vjeçari i dënuar me vdekje ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës!

Një burrë 65-vjeçar amerikan, i cili u dënua me vdekje për vrasjen e fqinjes stë tij në vitin 1998, u ekzekutua në Florida. Norman Grimm u dënua me vdekje për vrasjen e 41-vjeçares Cynthia Campbell, të cilën e kishte ftuar në shtëpinë e tij për kafe. Pas vrasjes, ai e hodhi trupin e saj në ujërat e Gjirit të Pensacolës, ku u gjet më vonë nga një peshkatar.

Grimm iku nga Florida, por u kap pas një kërkimi katër-ditor në Oklahoma në shtëpinë e një të afërmi. Ekzekutimi i Grimm me injeksion vdekjeprurës është i 15-ti në Florida këtë vit. Ka pasur 41 ekzekutime në të gjithë vendin këtë vit; 34 me injeksion vdekjeprurës, pesë me thithje azoti dhe dy me pushkatim (të dyja në Karolinën e Jugut). Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së. Tre të tjera (Kalifornia, Oregoni dhe Pensilvania) kanë moratoriume për përdorimin e tij, të urdhëruara nga guvernatorët e tyre.

Ndëkaq, në shtetin amerikan të Alabamës, u ekzekutua një burrë i dënuar për vrasje, duke përdorur një metodë të kontestuar të quajtur “hipoksi azoti”, njoftoi Zyra e Prokurorit të Shtetit të Alabamës. Anthony Todd Boyd (57 vjeç) u ekzekutua në burgun e qytetit Atmore për vrasjen e Gregory Huguley në vitin 1993. Sipas prokurorisë, Boyd dhe bashkëpunëtorët e tij rrëmbyen Huguley për një borxh prej 200 dollarësh të lidhur me kokainën. Viktima më pas u dërgua në një fushë bejsbolli dhe u dogj ndërsa ishte lidhur pas një stoli.