Pardon My French

“Miri nuk e dinte që unë isha zëri i këngës”/Vesa Smolica: Kur më erdhi ftesa e mirëprita me shumë…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Niko Komanin dhe Jonida Aliçkollin ishte këngëtarja Vesa Smolica. Duke folur për projektin e saj më të fundit këngëtarja ndau edhe detajet e projektit të saj në bashkëpunimin me “West Side Family”…

Pjesë nga biseda: 

Jonida: Së fundmi është publikuar edhe kënga “Vetes” me Fatjon Macula është pritur mjaft mirë dhe mendoj se edhe ty vetë të ka dhënë një spunto të madhe…

Vesa: Patjetër që po, ka ndodhur tepër natyrshëm dhe me shpejtësinë e dritës do të thoja pa u munduar shumë gjatë dhe të gjithë artistat duan ta provojnë këtë gjë, mos ta mendojnë shumë dhe t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë. Ishte një moment i imi që unë isha duke punuar në një gjë tjetër, sepse ju e dini tashmë që kam kaluar edhe tek muzika popullore edhe isha investuar tek diçka tjetër nuk dua të investohem tek artistikja sepse ka kohë festivalet janë në findvit. Vetëm kur vjen një thirrje nga Alban Kondi të cilën e mirëprita me shumë dashamirësi, unë e kam ndjekur që e vogël “West Side Family” edhe ishte si ëndërr e bërë realitet për mua. Ndërkohë Miri nuk e dinte që unë isha zëri i këngës dhe kur më pa u befasua aty, promovimi njëkohësisht ishte i bukur, por kënga u realizua brenda javës, javën tjetër u realizua klipi, nuk i kemi dhënë shumë zë por ja që shkoi lento-lento. 

Niko: Ajo duket këngë e mirëmenduar…

Vesa: Në kompozim dhe në tekst ishte e përgatitur, por unë nuk isha gati. 

Jonida: Albani e ka thënë po dëgjoja radion dhe po trasmetohej një këngë e jotja dhe ky është zëri i duhur.

Vesa: Po e dimë është e vështirë për vokalin edhe pse në Shqipëri ka shumë zëra të bukur vetëm duhet të dish ta përshtatësh.