Lifestyle Pardon My French

“Nuk marr pjesë thjesht të mbush një numër në festival, por marr pjesë sepse pretendoj…”/Vesa Smolica flet për pjesëmarrjen në Eurovision!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Niko Komanin dhe Jonida Aliçkollin ishte këngëtarja Vesa Smolica. Duke folur për projektin e saj më të fundir këngëtarja ndau edhe detajet e projektit të saj në bashkë punim me “West Side Family”…

Pjesë nga biseda:

Jonida: Ishe pjesë e festivalit me këngën me titull “Lutem”…

Vesa: Me tekst nga Ariona Rushiti dhe Enis Mullai me kompozim.

Jonida: Janë dy emra që kanë qenë në Eurovision disa herë i zgjodhe ti ata me këtë qëllim apo thjesht të pëlqeu kënga? 

Vesa: Unë sa herë dua të marr pjesë nëpër festivale shkoj tek njerëzit që kanë shumë peshë edhe e dinë kapacitetin tim edhe unë të tyre që kur të jemi së bashku të bëjmë diçka bombastike edhe madhështore siç i ka hije stilit dhe vokalit tim. Sepse për këngë më të vogla dhe më të thjeshta i shkruaj vetë, por kam dëshirë të shfaq atë kapacitetin që kam dhe ndoshta atë që as unë se njoh me një sy tjetër. Po kështu kam shkuar edhe tek Erjona Rushiti duke e ditur se të njëjtën gjë do të bënin. Unë kam kërkuar vetë zhanerin muzikor, tematikën e këngës domethënë jam vetë specifike nuk e di a vjen më lehtë ose më ngadalë, por kur kam folur me Armand Rexhepagiqin më ka thënë nuk është e lehtë kur tregon një artist se çfarë dëshiron është e vështirë sepse nuk e di nëse do t’ja qëllosh këngës. Fatmirësisht jam shumë e qartë në mendimet e mia dhe idetë dhe kam shkuar me idenë dua diçka më internacionale, më madhështore. E kam menduar si një pikturë të madhe dhe atë e kam hedhur në letër. 

Jonida: A është Eurovisioni një tjetër synim për ty, ëndrra jote është të përfaqësosh Shqipërinë në Eurovision?

Jam vajzë kompeticionesh, ma kërkon trupi adrenalinën e ‘live-et’ sidomos në një këngë që është vetëm 3 minuta. Po në festivale unë nuk është se marr pjesë konstatisht, njihem si vajzë e festivaleve, por kam qejf të reflektoj me veten të shoh trendin që është edhe të shkoj tek një kompozitor i duhur ose tekstshkrues që është i kohës edhe të provosh gjëra të ndryshme. Nuk marr pjesë thjesht të mbush një numër në festival, por marr pjesë sepse pretendoj. Normalisht që Eurovisioni është një pikësynimi, sepse pastaj nëse nuk është mendoj që duhet të investosh sepse pjesa artistike ka investim shumë të madh. Në të gjitha aspektet që kështu kur të ndihesh e sigurt merr pjesë unë marr pjesë për një arsye për të fituar çmimin të jurisë. të publikut. E kam synim Eurovisionin e kisha shumë synim të përfaqësoja Shqipërinë atje, por është edhe problemi pak tek unë që në mënyrë konstate nuk marr pjesë.