Forca Ajrore kremton sot 67-vjetorin. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në ceremoninë e organizuar tha se: “Në kushtet e sotme, duke vlerësuar situatën e re të sigurisë në rajon dhe më gjerë, kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme për vendin tonë, duke zhvilluar forca dhe mjete ajrore me mision të dyfishtë si mbrojtjen e sovranitetit, çka është më sublimja, por edhe ndihma ndaj çdo shqiptari në vështirësi. Edhe në tre vitet e fundit efektivët tanë të FA, kanë asistuar në shpëtimin e jetës të më shumë se një mijë personave në rastet e emergjencës”, u shpreh në fjalën e saj, Ministrja Xhaçka. Nderkaq ajo vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionimin e kësaj force. Xhaçka tha se në vitin 2019, mbi 8 mijë ushtarakë do të kenë një trajtim më të mirë financiar dhe një vëmendje të shtuar.