Showbiz

A do të shfrytëzojë Instagram të dhënat personale të përdoruesve? Ja si qëndron e vërteta

Që pas skandalit të Facebook ku të dhënat personale të miliona përdoruesve u vodhën dhe u shfrytëzuan për përfitime politike, duket se asnjë rrjet social nuk është më i sigurt.

Ditët e fundit dhjetra personazhe të famshëm por jo vetëm kanë shpërndarë në profilin e tyre të Instagramit një mesazh ku paralajmërohen përdoruesit e tjerë që kjo platformë do të shfrytëzojë si të dojë fotot personale (edhe ato të cilat i keni fshirë) dhe mesazhet, si të dojë.

Në njoftim shkruhej se çdo përdorues duhet ta ripostojë këtë mesazh në mënyrë që t’i ndalojë rrjetit të ketë akses në të dhënat personale.

Pasi mesazhi u bë viral, erdhi edhe reagimi nga përfaqësuesit e Instagram-it. Stephanie Otway, menaxherja e komunikimit të këtij rrjeti social tha se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ky njoftim është fallco.