Aktualitet Sport

Abilaliaj për herë të tretë si trajner i “demave”, publikohen formacionet zyrtare të Partizani-Laçi!

Partizani do të presë Laçin në orën 17:00. Kjo është dhe ndeshja e kthimit, që ka vlerë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë mes tyre në Laç përfundoi me barazim 0-0.

Ky është dhe rikthimi i tretë për Abilaliajn në pankinën e “demave”. Kujtojmë se detyrën e trajnerit e ka pasur në sezonin e kaluar dhe po ashtu te fillimi i aktualit, kur të kuqtë po kërkonin për timonin e ri.

Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare me të cilat Abilaliaj dhe Moriero synojnë kualifikimin.

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Preka, Sembene, Domgjoni, Atanaskoski, Mehmeti, Shanaj, Taipi, Gudjufi, Padstrelau, Bintsuka.

Trajner: Arbër Abilaliaj

Laçi: Molla, Kurti, Opeh, Lima, Mjaki, Lleshi, Bibo, Manellari, Tresa, Melo, Bullari.

Trajner: Françesko Moriero