Në këto çaste, Adriatik Llalla do të jetë përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kjo strukturë pritet të vendosë nëse ish-Prokurori i Përgjithshëm do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vetting-ut. Në përbërje të trupit gjykues është dhe Ina Rama, para’ardhësja e Llallës në krye të organit qendror të akuzës. Seanca pason vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që çoi në ndërprerjen e Vetting-ut për Llallën, pasi ai u largua nga sistemi i Drejtësisë. Por, Komisioneri Publik paraqiti ankimim.