Sport

Adrien Rabiot prezantohet te Milani: Dua të shënoj të paktën 10 gola!

Adrien Rabiot është zyrtarisht lojtari i ri i Milanit dhe bashkimi i tij me trajnerin Massimiliano Allegri rikthen një bashkëpunim të njohur nga kohët e Juventusit. Mesfushori francez sjell përvojë dhe besim në mesfushë, duke e shpjeguar zgjedhjen e tij për kuqezinjtë.

LEXO EDHE: Chelsea përballet me 74 akuza për shkelje të rregullave të agjentëve gjatë epokës Abramovich, çfarë dënimi pritet të marrë klubi anglez

 “Kam një ndjenjë të mirë me Allegrin. Kemi folur shpesh edhe pasi ai u largua nga Juve. Ai më telefonoi kur firmosi te Milani dhe një ditë pas ngjarjeve që çuan në largimin tim nga Marseille, kemi folur sërish, çka bëri që unë të jem këtu”, tha Rabiot.

Mesfushori i njohur vendosi një objektiv ambicioz: “Dua të shënoj të paktën 10 gola këtë sezon.”

Të dielën, Rabiot mund të përballet me Jonathan Rowe të Bologna, protagonist i një grindjeje të mëparshme në Francë.

LEXO EDHE: Pas 85 vitesh një tjetër shqiptar bardhezi, pasaporta shqiptare dhe nënshkrimit i Zhegrovës gati një shekull pas Lushtës

“Do të jetë mirë ta takoj. Ajo që ndodhi mund të ndodhë në çdo dhomë zhveshjeje, por nuk e ka ndryshuar marrëdhënien tonë”, tregoi ai.