Aktualitet

Agron Xhafaj vendos t’i dorëzohet autoriteteve italiane

Pas skandalit të përgjimit, Agron Xhafaj vendos të dorëzohet në Itali ku rezulton i dënuar me mbi 7 vjet burg për trafik droge. Vëllai i Ministrit të Brendshëm e njoftoi vendimin përmes një letre të publikuar sot. “Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje. Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse. Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt”, – shkruan Agron Xhafaj. Ai pranon se ka gabuar në rininë e tij, por thekson se janë dokumentuar përpjekjet që ka bërë për të mos iu shmangur hetimit e gjykimit në vendin fqinj.