Aktualitet

Lufta ndaj evazionit dhe krimit ekonomik, reagon Ahmetaj

Lufta ndaj evazionit dhe krimit ekonomik kërkon një bashkëpunim më të mirë rajonal. Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj gjatë një takimi me drejtorë të doganave me vendet e rajonit u shpreh se hapi i parë në këtë drejtim është shmangia e burokracive. Ministri bëri me dije se shumë shpejt do të hiqen një sërë barrierash doganore.