Aktualitet

Ahmetaj: Synojmë lehtësimin e tregtisë në Ballkan

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot se “Qeveria shqiptare është e orientuar drejt bashkëpunimit”. Në një takim me drejtues të Doganave në rajon, Ahmetaj theksoi se “Ekzekutivi duhet të heqë barriera jo tarifore”. “Jemi të orientuar për bashkëpunim rajonal. Nëse qasja e natyrshme është lehtësimi i lëvizjes, po marrim masa konkrete. Synojmë lehtësimin e tregtisë në Ballkan”, – tha Ahmetaj.