Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se në një akt klientelist dhe korruptiv i ka dhënë mikut të tij Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania, me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh. Deputetja Jorida Tabaku tha se kompania është krijuar vetëm 9 ditë para daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë, se gjithçka ishte e paracaktuar pa garë, jo transparente dhe antiligjore.