Aksident i rëndë në aksin Berat-Ura Vajgurore, pranë Moravës. Një 55-vjeçar u përplas sot nga një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit u shoqërua. Ndërkaq, i dëmtuari u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit, në gjendje kritike. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.