Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, humb jetën 79 vjeçarja

Aksident me pasojë vdekjen e një personi në Dibër. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Maqellarë, ku një shtetase 79-vjeçare, ndërroi jetë pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga. Nga aksidenti u plagos edhe djali i saj 50-vjeçar që drejtonte automjetin. Shkak mësohet të ketë qenë e lagështira në rrugë.