Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Bradasheshit ku drejtuesi i një automjeti Tip Benz, përplasi një tregtar ambulant, i cili po shiste fruta në anë të rrugës. I aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.