Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, një i vdekur, dy të plagosur

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët shqiptare. Në Fier, një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën në orët e para të mëngjesit. Një 26-vjeçar, i cili në gjendje të dehur drejtonte një makinë tip “Benz”, doli jashtë rruge në aksin Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Makina përfundoi në kanal. Për pasojë gjeti vdekjen një 52-vjeçar i cili udhëtonte si pasagjer. Drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër u plagosën.