Një aksident i rëndë u shënua rreth mesnate në autostradën Laç-Lezhë. Një makinë tip Benz përplasi për vdekje një kalimtare e moshës 63-vjeçe, e cila dyshohet se i preu rrugën makinës, që udhëtonte drejt Lezhës. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, për veprime të mëtejshme procedurale.