Aksident me vdekje në autostradën Lushnje-Fier. Një grua kalimtare rreth të 60-ave u përplas nga një makinë, me drejtues shtetasin Euxhenio Prendi, 26-vjeç. Vetë ai u plagos kur devijoi autoveturën. Bashkë me të riun, gjithashtu mori lëndime e fejuara e tij, e cila udhëtonte në të njëjtin mjet. Policia vijon hetimet.