Një këmbësor u aksidentua nga një automjet në autostradën Fushë Krujë-Milot pranë Thumanës. Drejtuesi i automjetit që përplasi këmbësorin u largua menjëherë nga vendngjarja. I plagosuri ndodhet në gjëndje të rëndë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit.