Aktualitet

Aksident në Unazën e Fierit, plagoset një i mitur!

Një aksident rrugor u regjistrua paradite në Unazën e Madhe të Fierit, ku një automjet doli nga rruga dhe u përplas me murin e një ndërtese.

Mësohet se makina tip “Ford” pësoi një përplasje të fortë. Për pasojë mbeti i plagosur një i mitur, i cili gjendej në pjesën e pasme të mjetit.

I lënduari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku sipas informacioneve paraprake po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.