Aktualitet

Aksident në Lezhë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur!

Aksident në zonën e Fanit, në Mirditë, gjashtë të mitur të plagosur, të gjithë kushërinj. Sipas informacioneve paraprake, një 16-vjeçar që dyshohet se ishte në timon, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe ende të panjohura.

Makina u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe një vajzë 12-vjeçe ka pësuar thyerje të legenit. Pesë të lënduarit e tjerë kanë fraktura e dëmtime të ndryshme.

Me autoambulanca u dërguan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.