Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Shkodër-Koplik

Aksidentet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në rrugët shqiptare. Një çift bashkëshortësh që po ecnin në këmbë u përplasën nga një automjet në aksin Shkodër-Koplik, te kthesa “Institutit të Misrit”. Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme Besnik Beci, 53-vjeç, ndërsa mori dëmtime të rënda gruaja e tij, 44-vjeçe. Shkaktari i aksidentit tentoi largumin nga vend-ngjarja, por u kap pak minuta më pas dhe u shoqërua në Policinë e Shkodrës.