Aktualitet

Familja nga Kukësi aksidentohet në Librazhd, 3 viktima; 3 të lënduar, rëndë një fëmijë

Konfirmohen tre viktima nga aksidenti tragjik në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit në Librazhd pasi një fuoristradë tip ML humbi kontrollin duke rënë në lumin Shkumbin. Në makinë udhëtonin 6 persona, nga të cilët 3 janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë. Mes tyre është edhe një fëmijë i cili ndodhen në gjende kome i intubuar. Për fat të keq u nxorën të pajetë Elmi dhe Elona Keqa 53 dhe 35 vjeç si dhe 18 vjeçari Elis Sulmataj. Familja e përfshirë në aksident është nga Kalimashi i Kukësit.

Aksident tragjik në Librazhd, 2 viktima; shpëtohen 4 persona, rëndë një fëmijë

Dy persona humbën jetën në një aksident në Librazhd. Makina ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një makinë tjetër dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Burime nga policia thanë se brenda kanë qenë 6 persona. 4 personat e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 9:00 në zonën e njohur si “Kthesa e Murrashit” në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Në nisje të operacionit, forcat policore në bashkëpunim me zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e 4 personave, njëri prej tyre mësohet të ketë qenë një fëmijë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërsa pak minuta më pas u bë e mundur nxjerrja e tre shtetasve të tjerë të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.