Aktualitet

Aksidenti i djeshëm në Gjirokastër, zbardhen hetimet

Hetimet e deritanishme për aksidentin e djeshëm në Gjirokastër ku dy gra humbën jetën dhe një tjetër u plagos rezulton se ka ndodhur për shkak se shoferin e kishte zënë gjumi. Sipas hetimeve Leonidha Klemo drejtuesi i mjetit që vinte nga Kakavija, në momentin fatal ka qenë në gjumë, ndërsa mjeti mori drejtimin lindor të rrugës, duke përplasur gratë, të cilat ecnin në anë të rrugës.