Një marrëveshje që ka në thelb shtimin e aktiviteteve kulturore në kryeqytet u firmos nga Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Veliaj tha se “Falë këtij bashkëpunimi, si dhe vëmendjes së shtuar të Bashkisë është financuar shumica e projekteve apo ideve që sollën pasurim të jetës kulturore dhe artistike në Tiranë”. “Nëse më parë njerëzit mezi prisnin një aktivitet në muaj, sot ka dilema për 3-4 aktivitete në ditë. Kjo është një ditë e mirë për Tiranën dhe për Shqipërinë”, – deklaroi Kryebashkiaku. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shtoi se :Memorandumi i Bashkëpunimit i jep më shumë stimul përfshirjes së qytetarëve dhe do të krijojë modelin se si produkti kulturor të dominohet nga skena e pavarur”.