Bota Celebrities

Aktorja 45-vjeçare e serialeve të njohur u nda nga jeta papritur!

Aktorja e serialeve “McLeod’s Daughters” dhe “Home and away”, Rachael Carpani, ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare, siç njoftoi familja e saj.

Ndërroi jetë papritur, por në paqe, pas një beteje të gjatë me një sëmundje kronike.

Shkaku i saktë i vdekjes së saj nuk u bë publik.

Carpani ishte e njohur për rolin e saj si Jodi Fountain, në serialin televiziv australian “McLeod’s Daughters”, për të cilin u nominua për dy çmime Logie. Kohët e fundit, iu bashkua kastit të “Home and away”, duke luajtur rolin e aktores misterioze të sapoardhur në Summer Bay, Claudia Salini.

Carpani u zhvendos në Hollywood dhe u ngjit në skenë duke filluar nga role më të vogla në “NCIS Los Angeles” e “The Glades”, duke marrë përfundimisht rolin kryesor në serialin dramë familjare “Against the wall”, si dhe një rol përkrah Ben Affleck-ut, në dramën e vitit 2020 “Finding the way back”.

Në vitin 2024, pasi u kthye në Australi, u zgjodh për rolin e përsëritur të Claudia Salini-t në “Home and away”.

Ishte një nga kohët më të këndshme që kam pasur ndonjëherë në shesh xhirimi, shprehej për “The Morning Show”. Një nga punët e para që kam bërë këtu në Australi dhe kështu ishte një mënyrë vërtet e mrekullueshme për të rihyrë në industri.

Ky do të ishte edhe roli i saj i fundit.