Aktualitet

Akuzat ndaj ministrit Xhafaj, zyrtari Frei: Po ndiqet nga afër çështja!

Raportuesi për Shqipërinë, në Bundestagun gjerman Thorsten Frei në një intervistë për “Deutsche Welle” komentoi akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai u shpreh se Berlini zyrtar po e ndjek nga afër këtë çështje. “Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë”, thotë zyrtari gjerman.